Google ADS

Minnesota Timberwolves eliminon Denverin dhe kualifikohet në finalen e konferencës

08:23 | 20 Maj 2024
D.H

Minnesota Timberwolves ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e shtatë ndaj Denver Nuggets, për të kaluar në finalen e konferencës perëndimore në NBA.

Një vit pasi u shpallën kampion, Jokici me skuadër nuk arritën as finalen e konferencës, shkruan Arbresh.info.

Më i dalluari në këtë ndeshje për Minnesotan ishte McDaniels me 23 pikë, gjashtë kërcime kurse aq pikë shtoi edhe Towns, kurse arriti të shtoj edhe 12 kërcime.

Teksa Jamal Murray i Nuggets pati 35 pikë, lojë të mirë bëri edhe Jokici me 34 sosh e 19 kërcime dhe shtatë asistime.

Në finale të konferencës Minnesota do të luaj me Dallasin që mposhti Oklahoman 4-2 në seri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme