Real Madridi nuk do të shkojë për Leny Yoron këtë verë – zbulohet arsyeja

07:37 | 20 Maj 2024
E.H

Me Nachon që do t’i japë lamtumirën Santiago Bernabeut në fund të sezonit, Real Madridi po kërkon në mënyrë aktive një zëvendësues të denjë.

Raportimet sugjerojnë se 18-vjeçari i Lille, Leny Yoro është shfaqur si një kandidat kryesor për të pasuar kapitenin që largohet.

Megjithatë, duket e pamundur që Los Blancos ta ndjekin mbrojtësin këtë verë.

Çmimi i lartë prej 60 milionë euro për një lojtar që do të bëhet i disponueshëm falas në 2025, konsiderohet i paarsyeshëm nga bordi i klubit, sipas Marca.

Pra, nëse Yoro nuk arrin këtë verë, Madridi do të vazhdojë të mbështetet te Antonio Rudiger dhe Eder Militao si qendërmbrojtësit e parë të Ancelottit, me David Alaba dhe Rafa Marin që shërbejnë si rezervë.

Ferland Mendy, Dani Carvajal dhe Aurelien Tchouameni mund të vendosen jashtë pozicionit edhe në rast emergjence. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme