Moti sot i vranët dhe me shi

07:31 | 20 Maj 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme