Google ADS

Mblidhet sot kryesia e Kuvendit

07:23 | 20 Maj 2024
E.H

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e radhës ku edhe do të bëhet propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.

Siç thuhet në njoftim, mbledhja pritet të filloj nga ora 11:00, përcjell Arbresh.info.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024:

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.

IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje,
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
12. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
13. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
14. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
15. Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,
17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
18. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
19. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
20. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022,
22. Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
23. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
24. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
25. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024,
26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme