Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar të dielën bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se atje ka takuar të rinj e të reja dhe familjarë që lanë Kosovën në rrethana të ndryshme, duke u ndarë në dysh me pjesën tjetër për një jetë më të mirë, shkruan Arbresh.info.
Hamza tha se ata janë zëri ynë në botë, janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.
“Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani