Muaji maj i kushtohet ndërgjegjësimit dhe promovimit të metodave të trajtimit dhe diagnostikimit për kancerin e lëkurës.
Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se melanoma është forma më serioze e kancerit të lëkurës dhe mund të kurohet me sukses nëse zbulohet herët.
Melanoma është forma më serioze e kancerit të lëkurës, dhe muaji maj i kushtohet promovimit të metodave të trajtimit dhe diagnostikimit të sëmundjes.
Dermatologia Njomza Xhemaj tha për Radio Kosovën se faktorët e zhvillimit të melanomës janë të shumta.
“Janë disa faktorë rreziku si anamneza pozitive familjare ku personat me rrezik të shtuar për zhvillimin e melanomës janë personat që kanë pasur të prekur ndonjë familjar të ngushtë nga kjo sëmundje, si prindërit motrat apo vëllezërit”.
Përveç kësaj Xhemaj tregon edhe për shërimin e melanomës në qoftë se zbulohet më herët.
“Deri në 95% rasteve të gjitha kanceret e lëkurës përfshirë këtu edhe melanomën, mund të shërohen me sukses në qoftë se diagnostikohen herët. Për shembull stadi i parë kur melanoma është zhvilluar jo më thellë se 1mm dhe nuk ka arritur të metastazoj në nyjet limfatike apo organet tjera është plotësisht e shërueshme”, thekson ndër të tjera dermatologia Njomza Xhemaj.
Ndërsa, farmacistja e shkencave kozmetike Teuta Ramadani Tunuzliu, përmend mënyrat se si mund të mbrohemi nga melanoma.
“Për të mbrojtur veten nga Melanoma duhet shmangur solariumet dhe ekspozimin e zgjatur ndaj rrezeve UVE të diellit, sidomos gjatë ditës, të mbrohemi fizikisht me veshje, kapele apo shall, të aplikojmë krem me SPF 50 dhe të riaplikojmë atë në disa orë dhe në sasi të duhur”.
Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë qytetarët që të mos i neglizhojnë kontrollet mjekësore te dermatologët, të paktën një herë në vit, në mënyrë që të bëhet zbulimi i hershëm i melanomes./rtk/
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot