Përplaset varka në lumin Danub, dy të vdekur dhe 5 të zhdukur

13:37 | 19 Maj 2024
E.H

Dy persona humbën jetën dhe pesë rezultojnë të zhdukur nga përplasja e një varke të vogël motorike me një anije lundrimi në lumin Danub pranë qytetit hungarez Veroca, rreth 50 kilometra në veri të Budapestit.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku për pasojë kanë humbur jetën një grua dhe një burrë, shkruan Reuters transmeton Arbresh.info.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërsa policia ka nisur hetimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme