Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet e fundit para nisjes së sezonit turistik në doganën e Qafë Thanës, pika kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në këtë pjesë juglindore, teksa ka thënë se janë marr masat për një ambient sa më mikpritës.
“Në Doganën e Qafë Thanës, pika kryesore hyrëse e fluksit të qytetarëve në juglindje të vendit ku po bëhen përgatitjet e fundit para nisjes së sezonit turistik dhe janë marrë të gjitha masat për të pasur një ambient sa më mikpritës”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person