Polici Artan Mahmuti, polic i Kosovës është i vendosur në veri i cili bëhet gati të shohë nga ajri nëse në vijën kufitare me Serbinë po zhvillohen aktivitete ilegale.
Përmes dronit Policia e Kosovës kontrollon këtë zonë të banuar me shumicë serbe, pasi shpesh herë mallrat kalojnë kufirin përmes rrugëve ilegale.
Derisa droni fluturon mbi Banjskë, Mahmuti ka në kontroll të plotë situatën, duke garantuar sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni të rëndësishëm.
“Kjo pjesë monitorohet nga kamerat, dronët dhe nga patrullimet me këmbë dhe me veturë. Natyrisht duke e marr parasysh situatën momentalisht janë të mjaftueshme po besoj dhe është gjithçka në rregull”, pohoi ai.
Nevoja për kontroll më efikas të kufirit në veri është rritur nga 24 shtatori atë ditë ku një grup i armatosur ku morën pjesë edhe serbët e Kosovës sulmuan Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku. /Arbresh.info/Edona Kasniqi/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...