Nënsekretarja e SHBA-së për Diplomaci Publike, Elizabeth Allen ka thënë se kishte zhvilluar një bisedë konstruktive me presidenten e vendit, Vjosa Osmani për dezinformimin.
Në konferencën për media, Allen theksoi se e mbështet Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.
“Diskutuam edhe për çështjet kritike, rrugëtimin euroatlantik dhe evropian të Kosovës. Ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë”, ka thënë Allen.
Lexo edhe:
Nënsekretarja amerikane: Stabiliteti dhe Siguria në Ballkanin perëndimor janë prioriteti kryesor
Nënsekretarja amerikane, po ashtu shtoi se me Osmanin kanë diskutuar edhe për Asociacionin.
“Diskutuam edhe për hapat kryesorë për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe. Biseduam edhe për investimet në rini, trajnime dhe edukime për te siguruar një të ardhme të ndritur”, u shpreh Allen.
“Faleminderit presidente Osmani që jeni bashkuar në këtë iniciativë tonë për të luftuar më mirë dezinformimin dhe manipulimin e informatave dhe punën tuaj për të ndihmuar në vazhdimin e marrëdhënieve pozitive mes dy vendeve tona . Jam e nderuar që jam këtu si mike dhe partnere”, ka deklaruar Allen./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...