Një person është arrestuar në fshatin Tresava të Leposaviqit pasi që i njëjti kishte veshur uniformen me emblemë të Serbisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin është vendosur që uniforma të konfiskohet ndërsa i dyshuari është liruar.
“Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?