Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në marrjen e mandatit të tretë, teksa është shprehur krenare me partneritetin dhe mbështetjen për Kosovën.
“Urime mikut të dashur të Kosovës, Andrej Plenkoviq në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë! Jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”- ka shkruar Osmani në rrjetin X.
Kroacia të premten mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ).
Parlamenti kroat votoi për një qeveri të re me 79 vota, ndërsa një deputet abstenoi dhe 61 deputetë votuan kundër.
Votimit i parapriu një diskutim gjithë-ditor, dhjetë orë, raportojnë media kroate.
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...