Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vdes njëri prej tyre

20:00 | 18 Maj 2024
R J

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me ndriçmin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike pasditen e sotme.

Fatkeqësisht, pronari i hotelit, 40-vjeçari me iniciale A. M., ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e lënduar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme