Reperi Drake ka zbuluar se cilin mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usykut do ta mbështetë në supermeçin e sotëm mes dy gjigantëve të boksit.
Fury dhe Usyk sot do të ndeshen në Riad të Arabisë Saudite rreth orës 00:00, ku fituesi do të bëhet boksieri i parë që mban katër titujt e mëdhenj të botës.
Drake në “Instagram” ka zbuluar se ka vendosur bast prej 565 mijë dollarë për fitoren e Furyt.
Në këmbim, nëse fiton boksieri britanik, reperi do të fitojë mbi 1 milion dollarë.
Fansat në rrjetet sociale bëjnë rregullisht shaka se Drake është “i mallkuar” me bastet e tij pasi shumë herë nuk ia qëllon.
Së fundmi, kanadezi humbi bastin mijëra eurosh në nokautin e Anthony Joshuas ndaj Francis Ngannou, ku kishte vënë bast për kamerunasin.
Po ashtu, ai humbi edhe gjysmë milionë dollarë të tjera në humbjen e Sean Stricklandit ndaj Dricus Du Plessis në UFC 297. /Telegrafi/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...