Google ADS

Gjoba dhe konfiskime targash për shoferët që rrezikojnë udhëtarët

17:19 | 18 Maj 2024
R J

Inspektorati i Kryeqytetit ka gjobitur të gjithë vozitësit që ndalen në vendet ku mund të rrezikojnë udhëtarët e tyre, si dhe duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e komunikacionit në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur Inspektorati në një postim në Facebook.

“Gjoba dhe konfiskim targash nga Inspektorati për të gjithë ata që ndalen vend e pavend për të marrë e zbritur udhëtarët, duke rrezikuar kështu në radhë të parë vet udhëtarët por edhe duke ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet”, thuhet në njoftim.

“Aksione të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të mjeteve të transportit!”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme