I vidhet nga qafa zinxhiri i arit një gruaje në Podujevë

08:25 | 18 Maj 2024
K.B

Një grua nga Podujeva është sulmuar fizikisht nga një i panjohur.

Siç mësohet nga raporti i policisë, i dyshuari me forcë i kishte marrë një zinxhir të arit me vlerë prej 500 euro.

Tutje, policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rr. Rozafa, Podujevë 17.05.2024-08:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i pa njohur dhe më pas me forcë i kishte marr një zinxhir të arit me vlerë 500€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme