Ngjarjet e ditës

07:23 | 18 Maj 2024
K.B

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

11:00
Një delegacion nga klubi “Dinamo” e Zagrebit do të vizitojë Kosovën, me qëllim zbulimin e talenteve të rinj. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

12:00
Kryetari Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. (Zyrat e LDK-së në Gjilan)

13:30
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë. (Objekti i Qeverisë, P38)

13:30
Muzeu Kombëtar i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me temën e caktuar për këtë vit “Muzetë për edukim dhe hulumtim shkencor” nga ICOM, me ç’rast do të organizojë aktivitetin “ABC për trashëgiminë kulturore”. (Ambientet e Lapidariumit)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme