Hungaria vendos veton, nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

23:41 | 17 Maj 2024
K.B

Hungaria ka vënë veton ndaj një rezolute në Këshillin e Evropës për të njohur dhe mbështetur zyrtarisht formulën e paqes prej dhjetë pikash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Jashtëm Hungarez, Peter Szijjarto tha se “plane të tjera” ishin propozuar nga të tjerë, por nuk po shqyrtoheshin nga Këshilli dhe se përjashtimi i Rusisë nga trupi nënkuptonte se negociatat e paqes nuk mund të funksiononin. Ministri nuk specifikoi se cilat plane të tjera i referohej.

Formula e paqes prej dhjetë pikash e Ukrainës, një plan i përshkruar për herë të parë nga Zelensky në vjeshtën e vitit 2022, përbëhet nga disa shtylla kryesore, njëra prej të cilave është tërheqja e plotë e trupave ruse nga territori i pushtuar ukrainas./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme