Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.
Kjo u konfirmua nga vet trajneri gjerman në konferencën për media, para ndeshjes së fundit të sezonit.
“Kjo është konferenca e fundit si trajner i Bayern Munich. Kishte bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit mbet”, tha Tuchel.
Bayern Munich mbeti pa e fituar asnjë trofe këtë sezon, duke e humbur titullin e kampionit në Bundesligë nga Bayer Leverkusen.
U eliminua herët nga Kupa e Gjermanisë, kurse u mposht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. /Gazeta Express/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë