Google ADS

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Hasani: Qeveria të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet

12:37 | 17 Maj 2024
E.K

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e 17 majit.

Përmes një postimi në Facebook, Hasani këtë e ka cilësuar si humbje historike për Kosovën, gjersa ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet.

“Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë’, shkroi ai.

Tutje ai ka shkruar se “kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE”./Arbresh.info

Të ngjashme