Pjesa më e madhe e banorëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë ta shohin Perëndimin si aleat më të mirë, me të cilin duhet zhvilluar marrëdhëniet. Këtë e tregon sondazhi më i fundit i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku shfaqet një mbështetje të gjerë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe një shumicë dërmuese e konsiderojnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës si të pajustifikuar.
Shumica e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë besojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është plotësisht ose disi e pajustifikuar. Por, një disponim tjetër vazhdon të mbretërojë në Serbi. Një shumësi prej 49% e të anketuarve në Serbi mendojnë se Rusia është plotësisht ose disi e justifikuar.
“Ndërsa këto shifra janë kryesisht pozitive, përgjigjet nga Serbia janë shqetësuese,” tha Paul McCarthy, Drejtor për Evropën në IRI. “Nëse paqja dhe siguria janë objektivat afatgjata në Ballkan, alternativa më e mirë për Serbinë është të refuzojë propozimet ruse dhe të ndërtojë lidhje më të forta me Perëndimin”.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se 10% të serbëve mendojnë se vendi duhet të ketë marrëdhënie vetëm me Perëndimin, për dallim të 12% të tyre që mendojnë se vendit i nevojiten raporte vetëm me Rusinë. Pjesa tjetër mendon se vendi duhet të ketë raporte me të dyja polet e gjeopolitikës.
Në Mal të Zi 36% mendojnë se politika e jashtme e vendit të tyre duhet të ketë raporte vetëm pro-BE dhe pro-Perëndim, kurse 3% me Rusinë. Ky raport në Maqedoninë e Veriut 31% për Perëndimin, 4% për Rusinë kurse në Bosnjë e Hercegovinë është 39% me 8% në favor të Perëndimit.
Mbështetje më të madhe për Perëndimin haset në Kosovë, ku 87% të të anketuarve mendojnë se vendi i tyre duhet të ketë politikë të jashtme duke kultivuar marrëdhënie të mira ekskluzivisht me Perëndimin, kurse vetëm 1% e kërkojnë këtë vetëm me Rusinë. Në Shqipëri ndërkaq, raporte ekskluzive me Perëndimin në politikën e jashtme kërkojnë 87%, kurse me Rusinë – 2%.
Në pjesën e politikës së jashtme, si dy aleatë më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë përmendur Serbia dhe SHBA-të, ndërsa të Serbisë rezultojnë të shihen Rusia dhe Kina. Për Kosovën (80%) dhe Shqipërinë (56%) aleati kyç është SHBA-ja, kurse në vend të dytë si aleat kryesor në Kosovë shihet Shqipëria, kurse në Shqipëri – Italia.
Nga ana tjetër, BeH, Kosova dhe Shqipëria e shohin Serbinë si rrezik më të madh për vendin e tyre, Mali i Zi me Serbinë e shohin SHBA-në dhe Maqedonia e Veriut – Bullgarinë. Rusia renditet në vendin e dytë si rrezik për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë, kurse në BeH është radhitur në vendin e tretë. Rusia si rrezik nuk shihet vetëm nga të anketuarit në Serbi, ku pas SHBA-së renditet Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe Britania e Madhe.
Vetëm në Serbi integrimi në Bashkimin Evropian (BE) ka një mbështetje prej 40%, ndërsa shumica dërmuese në pesë vendet tjera janë përgjigjur se do të votonin për t’iu bashkuar Unionit në rast se do të kishte një referendum për këtë qëllim. Ky integrim mbështetet nga 68% në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje-Hercegovinë, deri në 92% në Shqipëri. Përjashtim bën Serbia, ku një shumësi prej 40% mbështesin anëtarësimin në BE.
“Ekziston një dëshirë e madhe në të gjithë Ballkanin për t’i forcuar lidhjet ekonomike me vendet perëndimore dhe për t’u anëtarësuar në BE”, deklaroi Paul McCarthy, Drejtor për Evropën në IRI. “Kjo mbështetje e gjerë tregon se njerëzit në të gjithë rajonin besojnë se integrimi i mëtejshëm me Bashkimin Evropian mund të ndihmojë në arritjen e prosperitetit të qëndrueshëm.”
Në të vërtetë, çështjet ekonomike dominojnë prioritetet e qytetarëve për qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Përveç Shqipërisë, ku papunësia ishte çështja kryesore, çmimet e larta dhe kostoja e jetesës ishin shqetësimi më i madh për qytetarët në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, në të gjashtë vendet, korrupsioni u shfaq si një çështje me prioritet të artë. /The Geopost
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...