N’Golo Kanté është surpriza e madhe në listën e skuadrës franceze për Kampionatin Evropian të Futbollit. Mesfushori 33-vjeçar, i cili ka 53 paraqitje, nuk ka qenë pjesë e “Bluve” që nga qershori i vitit 2022. Dy vjet më vonë, Kante thirret nga Didier Deschamps dhe së shpejti do të jetë i pranishëm në një kompeticion të madh kombëtar.
Mesfushori, i cili u largua nga Chelsea drejt Al-Itthiadit në vitin 2023, ka katër gola dhe gjashtë asistime në 43 ndeshje të luajtura për sauditët.
Kjo është lista e 25 të Francës për Kampionatin Evropian:
Areola, Maignan, Samba. Koundé, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy. Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouaméni, Griezmann, Kanté. Barcola, Dembélé, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappé dhe Thuram.
Franca debuton në Kampionatin Evropian më 17 qershor, përballë Austrisë. Polonia dhe Holanda janë kundërshtarët e tjerë të “Gjelave” në fazën e grupeve të kompeticionit./Ss
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor