Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen. Kjo shkollë përgatit elektricistë, hidraulikë, saldatorë dhe mjeshtër të profesioneve në disa fusha. Gjatë bisedës me drejtuesit shkollës dhe Arqipeshkëvin e Dioqezës, dom Gjergj Meta, Kreu i Shtetit u njoh me kapacitetet, metodat e mësimdhënies dhe ndihmesën që shkolla u jep të rinjve të interesuar për këto profesione.
Presidenti Begaj këshilloi mësuesit të transmetojnë dijet te brezi i ri, teksa u shpreh se vendi ka nevojë për këto profesione. Ai shprehu bindjen se të rinjtë nuk do të largohen pas marrjes së zanatit në këtë shkollë, pasi mund gjejnë punë me pagë të mirë në Shqipëri.
Pjesë e vizitës ishte dhe kantina e Arbërit, e cila, verën që prodhon, e eksporton në Francë, Zvicër, Vjenë dhe Shtetet e Bashkuara. Në këtë kantinë rakia prodhohet sipas traditës së hershme shqiptare, pa teknologji moderne. Presidenti Begaj u njoh me projektet e mëtejshme të investimeve të sipërmarrjes, të cilat do të zgjerohen edhe me agroturizëm.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...