Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri në fund të turneut.
Djemtë e Deschamps shpresojnë të largojnë zhgënjimin e tyre në Kupën e Botës 2022 pasi u mundën me penallti nga Argjentina e Lionel Messit në finalen e Katarit.
Të enjten mbrëma, Deschamps emëroi skuadrën e tij për turneun, i cili do të zhvillohet në Gjermani.
Ylli i Premier League, Michael Olise nuk është në listë përkundër një sezoni mbresëlënës me Crystal Palace, ndërsa befason emri i ish-lojtarit të Chelseat, N’Golo Kante, i luan në Al Ittihad.
Përveç Olise, mungesa të tjera të dukshme janë edhe Malo Gusto, Jean Clair Todibo, Matteo Guendouzi, Jean-Philippe Mateta dhe Moussa Diaby.
Portierët
Areola, Maignan, Samba
Mbrojtësit
Kounde, Clauss, Pavard, Konate, Saliba, Upamecano, Hernandez, Mendy
Mesfushorët
Camavinga, Fofana, Rabiot, Zaire-Emery, Tchouameni, Griezmann, Kante
Sulmuesit
Barcola, Dembele, Coman, Giroud, Kolo Muani, Mbappe, Thuram/ h.ll/abcnews.al
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...