Arbnor Muja, e ka thyer heshtjen dhe ka folur për largimin e papritur nga Antwerpi , duke nënshkruar me klubin turk Samsunsporit në elitën e futbollit të Turqisë, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi i krahut u transferua te Samsunspori për 2 milionë euro.
Shqiptari nga Kosova ka luajtur në gjysmëfinalen e Kupës së Belgjikës kundër KV Oostende më 8 shkurt, por u zëvendësua pas 64 minutave.
Askush nuk mendoi se ajo do të ishte ndeshja e tij e fundit për Antwerpen, pasi klubi pas një dite njoftoi transferimin e tij te klubi turk Samsunspor.
“Ky transferim erdhi si befasi për mua. Nuk e kisha ndërmend të largohesha. Antwerpi ishte bërë shtëpia ime e dytë. Për fat të keq, klubi më tha në fund të muajit janar se dashuria më nuk ishte e ndërsjellë”.
“Nuk e kam kuptuar plotësisht vendimin e klubit. Por kështu funksionon futbolli. Situata mund të ndryshojë nga dita në ditë. Duhet ta pranosh. Më mungon klubi, tifozët dhe qyteti”, ka thënë Muja për mediumin belg “hbvl.be”.
Muja nuk e ka gjetur edhe aq mirë vetën te Samsunspor, pasi nuk është startues i rregullt dhe kjo do të mund t’i kushtojë me humbjen e vendit te Shqipëria për Euro 2024.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I