Maqedonci: Mërgata jonë gjithmonë ka luajtur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit

13:17 | 16 Maj 2024
E.G

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër nga ambasadori Ilir Kapiti dhe stafi i Ambasadës.

Sipas ministrisë, në këtë pritje, të pranishëm ishin edhe bashkatdhetarë, të cilët ministri Maqedonci i njoftoi për zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për mbështetjen që Qeveria e Republikës së Kosovës po i jep ndërtimit të ushtrisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendit tone, shkruan Arbresh.info.

“Diskutuam edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që janë kultivuar mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për punën që po bëjmë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, theksoi Maqedonci.

“Mërgata jonë gjithmonë ka luajtur dhe po vazhdon të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit”, shtoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme