Haradinaj: Ukshin Hoti ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë

12:55 | 16 Maj 2024
E.G

Krytari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 25 vjetorin e zhdukjes së tij.

Haradinaj tha se diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tone, shkruan Arbresh.info.

“Ukshin Hoti, ideologu që formësoi mendimin politik shqiptar në dy dekadat e fundshekullit të 20-të dhe diplomati vizionar që foli e frymëzoi për liri e kryengritjen të cilën e jetësoi brezi i UÇK-së, ka zënë vend përgjithmonë në historinë e kombit tonë.”, ka shkrua i.

Ndër të tjera, ai tha se ata që privuan nga liria një popull të tërë me dekada, nuk kanë mundur të burgosin idetë e tij.

“Ato mbeten të gjalla përjetë.”, përfundoi Haradinaj.

Më 16 maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti arrin ta përfundojë dënimin e tij politik në burgun e Dubravës. Por dhe pse u lirua ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Të ngjashme