Shpëtohen 42 emigrantë pranë Kretës, tre të zhdukur

12:34 | 16 Maj 2024
E.G

Të paktën 42 persona u shpëtuan në një operacion në jug të ishullit grek të Kretës, ndërsa 3 të tjera raportohet të zhdukur. Roja bregdetare greke mori një telefonatë për një varke me emigrantë.

Zyrtarët thanë se roja bregdetare italiane i lajmëroi gjatë natës për një varkë 27 milje detare në jug të Kretës.

Roja Bregdetare Greke njoftoi se 40 persona u shpëtuan nga anijet që lundronin në zonë, ndërsa dy persona të tjerë u shpëtuan më pas nga një helikopter i Marinës greke.

Në qershor 2023, një varkë e mbipopulluar që ishte nisur nga Libia u fundos në ujërat e thella në brigjet perëndimore greke, duke shkaktuar 500 viktima.

Ndërsa mbi 100 persona arritën të shpëtonin./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme