Zëvendëskryeministri i Malit të Zi viziton AKB-në, pritet nga kryetari Agim Shahini

11:25 | 16 Maj 2024
R J

Ka nisur takimi mes zëvëndëskryeministrit të Malit të Zi Nik Gjeloshaj, me kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Në  konferencën e mbajtur për media, Shahini tha se në këtë takim, kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimeve me Malin e zi.

“Kemi diskutuar për mundësitë e bashkëpunimeve me malin e zi, kemi shumë eksporte në Malin e Zi dhe këtë e bën të mundshme ardhja në krye te qevërisë nga komuniteti shqiptar.

Në emer të kontributit të dhënë dhe ofertën që e ofroj në AKB, kemi shprehur gatishmëri dhe garanci si dhe i kemi ndarë një mirënjohje si vlerësim”, tha Shahini.

Gjeloshaj është shprehur falenderues për bashkëpunim, dhe thotë se janë të hapur për bizneset nga Kosova.

“Takimin e kemi përfunduar jemi të hapur për bizneset nga Kosova, ju falenderoj shumë për bashkëpunimin”, përfundoi ai./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme