Google ADS

Miftaraj mirëpret mosmiratimin e marrëveshjes me Danimarkën: Kosova nuk duhet për interesa financiare

11:20 | 16 Maj 2024
K.B

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për vuajtën e dënimit të personave të dënuar.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka mirëpritur këtë, duke thënë se Kosova nuk duhet për interesa financiare të kthehet në vend parking të personave të dënuar në një shtet të BE-së.

“Kuvendi nuk e miraton marrëveshjen me Danimarkën për vuajtjen e dënimit të personave të dënuar. Lajm i mirë, Kosova nuk duhet për interesa financiare të kthehet në vend parking të personave të dënuar në një shtet të BE-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tha se të drejtat dhe liritë e njeriut nuk duhet të përkthehen në interes financiar apo ekonomik.

Miftaraj tha se shpreson se me këtë votim e marrin mesazhin edhe Austria dhe Belgjika.

Duke shtuar se Austria dhe Belgjika janë shtete që shpresojnë që të arrijnë marrëveshje të njëjta me Kosovën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme