Pasi Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, deputeti Haki Abazi ka thënë se kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit.
Abazi përmes një prononcimi për media ka thënë se kjo është shkelje po ashtu edhe mbi gjakun e aktivistëve të cilët kanë rënë mbi idealin që Kosova nuk do të pranojë “Zajednicë” për brenda rendit Kushtetues.
“Kur e pa që Dora Bakoyannis, heroina e Vetëvendosjes nëpërmjet Francës dhe të tjerëve iu vendosi dhe një kusht tjetër të Asociacionit, tani e dërgon statutin e ‘Zajednicës’ në Kushtetuese. Kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit, është shkelje mbi gjakun e të gjithë aktivistëve të cilët kanë rënë me idenë e idealin që Kosova nuk do të pranojë Zajednicë për brenda rendit Kushtetues”, ka thënë Abazi.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...