Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr, Rama: Ky proces do të hapë shtigje të reja për vendet tona

10:18 | 16 Maj 2024
A Z

Mbahet këtë të enjte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Kotorr të Malit të Zi.

Kryeministri Edi Rama pak para nisjes së Samitit në një komunikim për gazetarët u shpreh se ky proces është shumë i rëndësishme për të krijuar mundësit të reja për vendet e Ballkanit dhe gjithashtu krijon mundësi për t’u integruar në Bashkimin Europian.

“Së pari do doja të thoja që jam shumë i zhgënjyer që Mali i Zi nuk arriti të na priste me mot me diell, por na priti me një shi gjerman. Sa i takon të tjerave cdo gjë është në rregull dhe ne jemi gati për një sesion të ri të këtij procesi inkurajues që do të hapë shtigje të reja për vendet tona për t’u integruar në BE dhe në tregun e vetëm të tij, duke krijuar shanse të reja për njerëzit. Ideja që brenda këtij viti mund të sigurohemi që transfertat financiare të qytetarëve tanë nga BE në vendet tona, do të jetë shumë më i lehtë pasi nuk do të kemi barrën e shpenzimeve që kanë pasur edhe dicka shumë pozitive. Sa i takon të tjerave duhet të punojmë”, tha Rama.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare/abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme