Google ADS

KQZ mban mbledhjen e radhës

08:18 | 16 Maj 2024
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, mbledhja do të mbahet në ora 13:30, shkruan Arbresh.info.

Rendi i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 29, 30 dhe 31 /2024;
  3. Aktivitetet e SKQZ;
  4. Aktivitetet e Zyrës:

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për regjistrimin e partisë politike: ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK

  1. Raport i Këshillave të KQZ:

5.1. Këshilli për Buxhet dhe Financa:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Buxhetit për punëtorinë për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;

5.2.Këshilli për Operacione Zgjedhore:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për punëtorinë për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimin për asgjësimin e materialit zgjedhor të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut
  3. Kërkesë për autorizimin e Sekretariatit për lidhjen e marrëvedhjes me palë të treta;
  4. Të ndryshme;/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme