Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

23:42 | 15 Maj 2024
D.H

Steven Caulker dikur ishte një mbrojtës premtues, ku karrierën e nisi te Tottenham dhe më vonë luajti për klube të shumta angleze, duke përfshirë Liverpoolin në vitin 2016, ku ishte i huazuar nga Queens Park Rangers.

Katër vite më parë, ai debutoi me Anglinë në një ndeshje miqësore me Suedinë, ku shënoi edhe një gol.

Kjo mbeti e vetmja paraqitje e tij për Anglinë, pasi pastaj më vonë ai luajti për Sierra Leonen.

Sidoqoftë, karriera e tij nuk u zhvillua në drejtimin e dëshiruar pas kësaj. Ai kaloi disa vite në Turqi, para se të kthehej në Angli vitin e kaluar duke nënshkruar për ekipin e divizionit të tretë Wigan Athletic.

Që nga fillimi i këtij viti ai ishte lojtar-trajner në klubin spanjoll të ligës së pestë, Malaga City, dhe tani atij episodi i ka ardhur fundi.

Caulker njoftoi në LinkedIn se po kërkon një klub të ri.

“Familja e LinkedIn, ju lutemi bëni magjinë tuaj. Në kërkim të një ekipi të ri përpara sezonit 2024/25. Mundësisht në rolin e trajnerit, por ende i gatshëm për të luajtur,” shkroi ai. /Telegrafi/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme