Kurti në Kotorr, takohet me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së

22:37 | 15 Maj 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili do të zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi.

Kurti sot ka udhëtuar drejt Kotorrit ku ka marr pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, përcjell Arbresh.info.

Me anë të një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se nesër do të diskutojnë për përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së si dhe çështjet rajonale.

“Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e Rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në X.

Lexo edhe:

Kurti udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian

Në fotografitë e publikuara, duket se po merr pjesë edhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, James O’Brien, komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, si dhe liderë të tjerë nga rajoni./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme