Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se është sulmuar nga qentë endacak tek Menza e Studentëve në Prishtinë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajraktari tha se brenda kësaj periudhe qentë e kanë sulmuar edhe një grua tek Termokosi, teksa fajëson kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.
“Sot rreth orës 18:00 te Menza e Studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve z. Perparim Rama ? Z.Rama ligjërisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen dhe ta mbrosh jetën e qytetarëve. Qentë direkt kanë sulmuar, kjo është e rrezikshme, sidomos për fëmijët. Kafshimi i qenit ka depërtuar nëpër lekurë të çizmes. Kjo gjendje është e papranueshme, me rrezikun që na kanoset. Brenda kësaj periudhe qentë e paskan sulmuar një grua te Termokosi”, ka shkruar tutje Bajraktari./Arbresh.info
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar
Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona
Elvis Rexhbeçaj në formacionin startues të Augsburgut ndaj M...
Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit