Ky është personi që plagosi kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico

19:16 | 15 Maj 2024
E.H

Policia sllovake ka arrestuar një person të dyshuar, për plagosjen e kryeministrit të Sllovakisë, Rober Fico në qytetin qendror Handlova

BBC raporton se i dyshuari është Juraj Cintula 71-vjecar nga një fshat në Sllovakinë qendrore, transmeton Arbresh.info

Raportohet se pistoleta nga e cila u qëlluan kryeministri, ishte e ligjshme ndërsa nuk dihen ende motivi i sulmit.

Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

Kujtojmë se gjendja shëndetësore e kryeministrit Fico është ende e rënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme