Tottenhami rezistoi vetëm një pjesë përballë Manchester Cityt, duel që e humbi 0-2. Disfata e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit për skuadrën e Ange Postecoglu, që i tha lamtumirë objektivit për t’u kualifikuar në Champions.
Tifozët e Spurs e shijuan humbjen përballë ekipit të Pep Guardiolës, pasi gjëja e fundit që ata duan është të shohin Arsenalin kampion Anglie. Si pasojë e rivaliteti dhe “armiqësisë” së madhe që ekziston mes londinezëve.
Golat e Haaland u festuan nga tifozët vendas, diçka që Postecoglu e dënoi me ashpërsi në deklaratën pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:
“Unë mendoj se 48 orët e fundit zbuluan se themelet tona janë të brishta. Brenda dhe jashtë klubit, kudo. Vëzhgimet e mia ishin interesante, por vetëm kaq. Nuk mund të flas më shumë. E vlerësoni vetë atë që ndodhi…
Unë ndoshta e kam keqinterpretuar situatën në lidhje me atë që e konsideroj të rëndësishme për t’u bërë një ekip me mentalitet fituesi, por nuk ka problem. Unë jam këtu sepse dua vetëm të fitoj. Dua të kem sukses me Tottenhamin.
Nuk më interesojnë fare të tjerët, prioritetet apo objektivat e tyre. Unë e di se çfarë është e rëndësishme për të ndërtuar një skuadër fituese. Dhe dua të fokusohem vetëm në këtë aspekt. Por më duhet të bëj disa ndryshime”./ss
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...