Google ADS

Limaj thirrje deputetëve: Shkarkojeni Qeverinë Kurti

15:43 | 15 Maj 2024
R J

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive parlamentare që të shkarkojnë Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë si në aspektin ekonomik por edhe atë diplomatik.

“Bashkohuni në Kuvend të Kosovës sa më shpejt dhe shkarkojeni këtë Qeveri që e ka shkatërruar vendin. Ftesa ime është për deputetët që të bashkohen dhe ta shkarkojnë këtë qeveri,  e jo qeveria të ju shkarkoj juve”, ka thënë Limaj.

Një deklaratë të tillë, Limaj e bëri gjatë konferencës për media ku prezantoi aderimin e ri në këtë parti, dr.Murtez Zekolli.

Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik. “Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme”, tha Limaj./rtk

Të ngjashme