Ish kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi i ka dhënë lamtumirën e tij rrugëtimit të tij në këtë korporatë.
Përmes një letre të gjatë, Krasniqi shkruan se ka menduar disa herë për ta shkruar këtë letër.
Ai vazhdon shkrimin e tij duke thënë se, përvoja e tij në KEK nuk përfundoi ashtu siç ai do të donte, duke shtuar se kështu është jeta.
“Mendova disa herë për të shkruar këtë postim. Por kurrë nuk kam qenë i sigurt se do ta bëja atë në mënyrën adekuate dhe të duhur. Nuk jam i bindur as tani … Më 23 prill, rrugëtimi im mjaft i turbullt, dinamik, i mundimshëm por edhe çuditërisht interesant me hashtag#KEK mori fund. Ndoshta jo në mënyrën më të mirë që do të doja të ndodhte, por … kjo është jeta!”, ka shrkuar Krasniqi, shkruan Arbresh.info
Ai përvojnë e tij e përshkruan me shumë ulje-ngritje, surpriza, kohë të vështira, djersë, netë pa gjumë… por edhe disa momente krenarie, gëzimi dhe kënaqësie.
“Gjatë këtij udhëtimi takova disa njerëz përrallor, liderë frymëzues, sipërmarrës të pasionuar, profesionistë të përkushtuar, njerëz plot pasion, dëshirë dhe vullnet, punonjës që nuk kursejnë asgjë, veçse dhanë kontributin e tyre të plotë dhe maksimal në përballimin e krizës energjetike, duke punuar fort në transformimin e kompani nga një organizatë klubi e një vendi bamirësie në një kompani të vërtetë komerciale me qeverisje dhe menaxhim të duhur duke u kujdesur për punonjësit e saj dhe palët e interesuara”, ka shkruar ai.
Si shijet e hidhura që Krasniqi do t’i marrë me vete, thotë se janë disa beteja kyçe gjatë rrugës.
“Ne nuk arritëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe gjatë rrugës, humbëm disa njerëz të mirë, nuk arritëm të fitonim… dhe këto janë disa nga shijet e mia të hidhura që i mora me vete.
Por ne lamë edhe disa gjurmë të mira pas, dhe rrënjosëm thellë idenë dhe konceptin se ndryshimi dhe transformimi është i mundur. Ne gjithashtu lamë pas disa njerëz vërtet të mrekullueshëm që do të vazhdojnë ndryshimin dhe përfundimisht do të përfundojnë transformimin”, ka shkruar Kransiqi në lëtrën e tij.
Ai e përmbyll letrën e tij me disa vlerësime të sinqerta dhe të thella për disa njerëz.
“Postimi është tashmë shumë i gjatë :). Dua ta mbyll me disa vlerësime të sinqerta dhe të thella për disa njerëz të pabesueshëm që pata kënaqësinë dhe mundësinë t’i takoj gjatë këtij udhëtimi dhe eksperience të paharrueshme. Jam i sigurt se kam harruar dikë, por me siguri do ta modifikoj postimin dhe do ta shtoj më vonë”, ka shkruar ai në letrën e tij.
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se kanë liruar nga detyra e kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqin.
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës. Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.
Bordi i Drejtorëve të KEK po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të iniciohen procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Kujtojmë se Krasniqi ishte arrestuar nga Prokuroria Speciale më 19 prill 2023. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohej se kishte kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Ndërkohë, më 25 prill Bordi i KEK-ut e kishte pezulluar nga detyra e kryeshefit të kësaj korporate.
Ndaj të njëjtit më 20 prill 2023 ishte caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore. E njëjta gjykatë në shtator të 2023-së mori vendim për lirimin e tij nga paraburgimi.
Të njëjtit masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar KEK-ut dhe personave të punësuar në këtë korporatë, në afërsi prej 50 metrave. /Arbresh.info/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve