Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 7 majit 2024 kishte marrë vendim për propozim-shkarkimin e prokurores së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Hava Krasniqi.
Në njoftimin e KPK-së të publikuar pas takimit të 247-të, thuhej se është miratuar Raporti përfundimtar për vlerësimin e parregullt të performancës së një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku është propozuar për shkarkimin e prokurores Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Megjithatë, pas propozimit për shkarkim, “Betimi për Drejtësi” ka kuptuar se prokurorja Krasnqi ka dorëzuar edhe dorëheqjen në KPK.
Letra e dorëheqjes, siç mëson “Betimi për Drejtësi” mban datën 10 maj 2024, ku ndër arsyet kryesore të dorëheqjes përmenden shkaqet shëndetësore, të cilat sipas prokurores kanë pamundësuar të përballojë vëllimin e madh të punëve. Arsye tjetër përmendet edhe çështja e kujdestarisë e shumë të tjera, të cilat thuhet se e kanë rënduar gjendjen shëndetësore të prokurores Krasniqi.
Në letrën e saj të dorëheqjes, ndër të tjera prokurorja Krasniqi është shprehur se: “Ka qenë nder për mua të shërbej si Prokurore në Republikën e Kosovës dhe të mbrojë rendin kushtetues dhe juridik të vendit tonë”.
Ndryshe, lidhur me aktin e dorëheqjes, “Betimi për Drejtësi” e ka kontaktuar edhe prokuroren Krasniqi dhe kryesuesin Ardian Hajdaraj, të cilët kanë qenë të paqasshëm. Përgjigje nuk ka kthyer as zëdhënësi Bedri Gashi deri në publikimin e këtij lajmi.
Ndryshe, sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, kishte bërë kërkesë në Komisionin për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve, për vlerësim të parregullt (jashtëzakonshëm) të performancës së prokurores Krasniqi.
Po sipas këtyre burimeve, Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve ka vlerësuar që performanca e prokurores Krasniqi është e pamjaftueshme.
Sipas informatave të “Betimi për Drejtësi”, prokurorja Hava Krasniqi edhe dy vlerësimet e fundit të rregullta të performancës së saj i ka pasur të pamjaftueshme, ku nga KPK ishte dërguar në trajnim të detyrueshëm, trajnim të cilin nuk e ka kaluar me sukses.
Ndryshe, prokurorja Hava Krasniqi ishte prokurore në rastin e Sebahate Morinës, për të cilën Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se i është shkelur e drejta për jetë. Lidhur me këtë rast, KPK më 26 qershor 2023, kishte marrë vendim për zvogëlim të pagës 30% për një vit për prokuroren Krasniqi, ndërsa ky vendim i KPK-së ishte konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme më 1 gusht 2023.
Vendimi i KPK-së për zvogëlim të pagës 30% për një vit për prokuroren Hava Krasniq ishte kundërshtuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe familja e viktimës Sebahate Morina, përmes një komunikate për medie.
“KPK e dënoi prokuroren Krasniqi me rreth 6.000 euro gjobë, për neglizhencën e saj në trajtimin e një rasti të dhunës në familje që për pasojë sipas Gjykatës Kushtetuese, ia ndërpreu jetën në gjysmë një gruaje – nënë e katër fëmijëve. Edhe më shqetësuese është fakti se vendimi i KPK-së, përmes të cilit znj. Krasniqi i shqiptohet masa disiplinore për një vjet, nuk ka të bëjë vetëm me rastin e vrasjes së znj. Sebahate Morina. Ky vendim është nxjerrë edhe për një shkelje tjetër disiplinore në një rast tjetër, i cili është pjesë e këtij vendimi”, thuhej në komunikatë.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador