Forcat e Ukrainës kanë “zmbrapsur pjesërisht” trupat ruse nga qyteti Vovchansk në rajonin e Kharkiv, ka thënë ushtria ukrainase.
Në një përditësim mbi situatën në fushën e betejës, ushtria tha se gjithsej 18 sulme ruse u zmbrapsën ndërsa përleshjet luftarake aktive vazhdojnë në pjesët veriore dhe veriperëndimore të qytetit.
Rusia ka nisur sulmet gjatë ditëve të fundit në rajonin e Kharkiv, që gjendet pranë kufirit me Rusinë. Moska po sulmon zona të reja me grupe të vogla ushtarësh, duke zgjeruar frontin, sipas zyrtarëve ukrainas./abcnews.al
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...