Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës ku kanë arrestuar dy persona.
Sipas Prokurororisë, K.K dhe A.M dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, shrkuan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë.
Prokuoria bën të ditur se brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve./Arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...