Google ADS

SHBA miraton 2 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën

14:04 | 15 Maj 2024
K.B

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës 2 miliardë dollarë shtesë në financim ushtarak të huaj, tha të mërkurën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ai tha se mbështetja do të synonte investimin në bazën industriale të Ukrainës.

“Ne po nxitojmë të dërgojmë municione, automjete të blinduara dhe raketa në vijat e frontit. Kemi kaluar kohë sfiduese së bashku, kam besim të plotë se së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira”, tha ai./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme