Google ADS

Dita Ndërkombëtare e Familjes, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë mbajnë këto aktivitete

09:07 | 15 Maj 2024
K.B

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë     mban sot aktivitete të ndryshme.

Përmes një komunikate për media, thuhet kjo ditë shënohet tashmë çdo vit me aktivitete të shumta përfshirë këtu punëtori me prindër.

“SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ju fton në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes si ditë e veçantë që shënohet tashmë çdo vit me aktivitete të shumta përfshirë këtu punëtori me prindër si dhe aktivitete të ndryshme me fëmijë”, thuhet në njoftim, shkruan Arbresh.info

Ndërsa mesazhi për këtë ditë është “Familje e fuqishme! Fëmijë të lumtur!.

Njoftimi i plotë:

Tematika e ditës së familjes në nivel botëror për vitin 2024 është:

“Pranimi i Diversitetit, Forcimi i Familjeve,” është thirrje për të vlerësuar dallimet tona duke njohur lidhjet themelore që na lidhin. Është një thirrje për të njohur lidhjet/ marrëdhëniet e ndryshme të përvojës njerëzore dhe se si ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve familjare në nivel botëror.

SOS Fshatrat e Fëmijëve tashmë disa vite me radhë shënon Ditën ndërkombëtare të Familjes dhe promovon tema diskutimi me rëndësi për familjen.

Me mesazhin për këtë ditë “Familje e fuqishme! Fëmijë të lumtur! Do të zhvillohen aktivitete dhe punëtori tematike në fushat:

Mirëqenia sociale
Shëndeti
Buxheti/ Fondet për fëmijë dhe Familje
Arsimi
Mbrojtja e fëmijëve

Të ftuar të veçantë do të jenë përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit me temën: “Të drejtat e fëmijëve dhe roli i Avokatit të Popullit!”

Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet që kanë të bëjnë me familjet dhe për të rritur njohuritë mbi proceset sociale, ekonomike dhe demografike që prekin ato.

Kjo ditë frymëzon një sërë ngjarjesh ndërgjegjësimi në shumë vende të botës, kjo ditë është një mundësi për të nxjerrë në pah fusha të ndryshme me interes dhe rëndësi për familjet.

Ne jemi të vetëdijshëm se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një familje të lumtur, të ketë mundësi të barabartë në jetë, pavarësisht gjinisë, religjionit, etnisë apo statusit social. Është privilegj për ne të punojmë së bashku që të ngrisim cilësinë e jetës për të gjithë fëmijët dhe familjet./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes

Të ngjashme