Google ADS

Turistja norvegjeze humb jetën në Shqipëri

08:34 | 15 Maj 2024
R J

Një turiste norvegjeze ka vdekur në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Siç njofton policia, 83 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por pavarësisht ndihmës së parë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas organeve të rendit, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Hetimet kanë nisur rreth këtij rasti, për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut vdekjes së turistes norvegjeze, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme