Reshjet e dendura të shiut bllokojnë disa rrugë në Prishtinë, ekipi emergjent u del në ndihmë qytetarëve

20:46 | 14 Maj 2024
E.H

Komuna e Prishtinës njofton se pas reshjeve të dendura të shiut, Qendra Operative Emergjente ka pranuar shumë thirrje për tu dal në ndihmë qytetarëve.

Faqja zyrtare e kryeqytetit në Facebook, ka publikuar disa fotografi teksa u QOE u ka dal në ndihmë qytetarëve të cilët kanë mbetur në vetura për shkak të bllokimit të rrugëve nga shiu.

“Pas të reshurave të dendura, Qendra Operative Emergjente ka pranuar shumë thirrje për reagim. Ekipet tona i janë përgjigjur menjëherë thirrjeve në rrugët “Bajram Bahtiri”, “Kika”, “B”, te Stacioni i Autobusëve, në “Pejton” e rrugën “UÇK” dhe lokacione tjera”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme