Një 39-vjeçar në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheun nga kamioni.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha zjarrfikësit e kanë nxjerrë shoferin 39 vjeçar nga sasia e dheut që ia kishin mbuluar gjysmën e trupit dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën ” Reçaku” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vendpunishte. Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39 vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun, dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rrëshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët). Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e stacionit të Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli./Arbresh.info
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka