Musliu – Shoshi: Kosova sot e humbi momentumin për anëtarësim në KiE!

18:53 | 14 Maj 2024
E.H

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi ka thënë se sot Kosova e ka humbur momentumin për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se dështimi është i Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës e Donika Gërvallës.

“Kosova sot e humbi edhe këtë momentum për anëtarësim në Keshillin e Evropës! Dështim është i Albinit, Vjoses, Glaukut e Donikës. Faturat e vizitave me plot këshilltar me hotele e darka luksoze e paguan veç qytetari”, shkroi ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme