Google ADS

“Mos drejto mjetin nën masa ndaluese”, Policia me fushatë vetëdijësuese në Mitrovicën e Jugut

15:44 | 14 Maj 2024
K.B

Policia e Kosovës ka realizuar një fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e mjeteve, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, në Mitrovicën e Jugut.

Në njoftimin për media thuhet se kjo fushatë është bërë me qëllim të sensibilizimit të shoferëve dhe pronarëve të automjeteve.

Ndërsa janë shpërndarë edhe fletushka me moton ,, Mos drejto mjetin nën masa ndaluese ”.

“Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, ku ndaj kundërvajtësit, parashihet gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, marrja e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i sekuestrohet përkohësisht automjeti”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/

Të ngjashme